6.7 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Më shumë kandidat ka VMRO-ja, në komunat shqiptare nga Struga...

Ali Ahmeti: Më shumë kandidat ka VMRO-ja, në komunat shqiptare nga Struga deri në Çair! (VIDEO)

Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i AKI-së, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Kristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.

“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti, duke shprehur dyshime për mbështetjen reale që po merr opozita maqedonase në këto komunitete, njofton TS.

Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i komunës së Tetovës që votat dhe vullneti të jetë i një komuniteti tjetër”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një hap drejt zhvillimit dhe përparimit të komuniteteve shqiptare në Maqedoni./TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments