Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me shokët e tij e kanë marrë pjesë në organizimin e Bashkësisë Fetare Islame në pritjen tradicionale “Bakllavaja e Bajramit”, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në këtë manifestim, ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste e shijoi Ahmeti dhe një numër i madh i mysafirëve, ndër të cilët edhe përfaqësues të jetës politike dhe fetare në Maqedoni, të botës akademike, etj.
Krerët fetarë porositën që të kultivojmë bashkëjetesë, mirëqenie, paqe si dhe tolerancë. (INA)