Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Struga i ka falënderuar të gjithë vajzat dhe djemt të cilët janë rreshtuar pas vizionit dhe politikave të suksesshme të BDI-së. Ahmeti tha se politikat e suksesshme partisë së tij, kanë qenë të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, dhe kjo është arsyeja që sipas tij, kanë sjellë fitoren e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e radhës më 12 prill, përcjell TV21.
“Vajzat dhe djemtë që janë rreshtuar pas vizionit tonë dhe kanë ndërtuar politikat tona të suksesshme dhe të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, sollën fitoret e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e radhës më 12 prill. Ky është shtabi zgjedhor i degës tonë në Çair, më i fortë, i konsoliduar, inovativ, i përgatitur, me prurje të reja dhe fitimtar. Kështu i kemi edhe shtabet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Saraj, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Likovë, Kumanovë dhe në të gjitha 36 degët tona. Po ndërtojmë gjeneratat e ardhshme të një BDI moderne, inovative, inkluzive, kompatibile dhe të përputhshme me të sotmen dhe të nesërmen, një BDI ashtu si e do ti, konsistente, realizuese, këmbëngulëse, fitimtare dhe vendimtare”, tha Ahmeti.
Këtë fjalim Ahmeti e mbajti në ngjarjen e organizuar nga Instituti amerikan NDI dhe IRI e cila njëherësh ka të bëjë me trajnimin e 170 anëtarëve të strukturave të degës së BDI – Çair e cila u mbajt në Strugë./TV21/