Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit në 7 vendvotime dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate, shkruan TV21. Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione.