Në një takim të mbajtur sot, lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti, ka bërë prezantuar një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua nga liderë të partive politike, duke përfshirë Arben Taravarin, Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin. Dokumenti i nënshkruar më 13 janar nga të gjithë liderët e përmendur, përfshirë Ahmetin, shpreh një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.
ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PER INTEGRIM
“Ky dokument i nënshkruar është i deponuar dhe ne nënshkruesit të gjithë e dimë se ku e kemi deponuar. Çdo kontestim mbi këtë dokument është i pavërtetë dhe dëshmohet nga të gjithë aleat e miqtë tanë që janë interesuar, që ky vend të ecë përpara, të mos vendnumrojë.
Ahmeti i ka quajtur edhe terror psikologjik fushatën e aplikuar në rrjetet sociale për mundësinë e ikjes së disa deputetëve nga Fronti Evropian.
Gjatë takimit të sotshëm, ishin të pranishëm edhe partitë e tjera të cilët janë në këtë koalicion, ajo rome dhe boshnjake të cilët shprehën fjalë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë votuar dhe kanë qenë pjesë të kësaj fitore.
Ndërkaq përfundimin e këtij takimi e bëri lideri I këtij koalicioni, Ali Ahmeti, më një porosi për të gjithë:
“Loja nuk ka filluar akoma”