Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka përkujtuar ish ushtarin e UÇK-së, Bekim Berisha- Abeja, në 25 vjetorin e rënies së tij, heroizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarit të lirisë
Reagimi i plotë i Ahmetit:
I rritur dhe i edukuar nga familja e tij të dojë vendlindjen, të rreshtohet gjithmonë në mbrojtje të kauzave të drejta liridashëse dhe të mos gjunjëzohet para padrejtësisë, Bekimi do të përjetësojë këtë amanet në fushat e betejës kundër regjimit okupator serb fillimisht në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës.
Kur vendlindja e tij lëshoi kushtrimin, bashkë me shokët e idealit në pranverën e vitit 1998 do të kapnin armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë së Kosovës.
Ra heroikisht më 10 gusht të vitit 1998 bashkë me Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe të gjithë dëshmorët e lirisë! LAVDI!