Kryetari i BDI Ali Ahmeti, sot ka kujtuar 26 vjetorin e rënies sl bashkëveprimtarit të çështjes kombëtare, heroin Luan Haradinaj.
Rënia e Luanit shkaktoi dhimbje të madhe në mesin tonë, por ishte atdhedashuria dhe amaneti i tij që na mbajtën në këmbë, që i dha krahë veprimi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shpalljes së pavarësisë së saj, ka shkruar mes tjerash kryetari Ahmeti.