9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Koha e Nikolla Pashiqit ka mbaruar – nuk shiten më...

Ali Ahmeti: Koha e Nikolla Pashiqit ka mbaruar – nuk shiten më shqiptarët për pesë para dhe të vrasin vëllanë e vet (VIDEO)

Në një tubim madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në qytetin e Kërçovës, lideri Ali Ahmeti, mbajti një fjalim emocional dhe thellësisht domethënës, duke përçuar mesazhe të forta për vetëdije kombëtare, drejtësi historike dhe vizion për të ardhmen.

“Nuk jemi më shqiptarët e vitit 1903, të vjetëruar nga analfabetizmi,” u shpreh Ahmeti, duke iu referuar periudhave të errëta të historisë, kur shqiptarët ishin të përjashtuar dhe të shtypur, njofton TS.

Ai kujtoi krimet e rënda të regjimit të Nikolla Pashiqit ndaj shqiptarëve, duke theksuar se plagët e historisë ende janë të hapura:

“Nikolla Pashiqi, që jepte urdhra për vrasje masive, ka lënë pas qindra të vrarë – jemi në mes të një historie të përgjakshme. Trupat e të vrarëve ende mbeten përballë nesh, në tokën shqiptare të Zajazit.”

Megjithatë, mesazhi i Ali Ahmetit nuk u ndal në kujtimet e së kaluarës, por theksoi përparimin dhe vendosmërinë për të ardhmen:

“Por ne vazhdojmë… Vazhdojmë me kohën, drejt drejtësisë. Vazhdojmë me vetëdije, me shpresë. Vazhdojmë sot, për nesër.”

Tubimi në Kërçovë ishte një demonstrim i qartë i përkrahjes që Aleanca Kombëtare për Integrim gëzon në këtë rajon, ndërsa liderët e saj vazhdojnë të artikulojnë një platformë të bazuar në dinjitet kombëtar, barazi dhe integrim të plotë politik e shoqëror./TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments