7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti ka mirëpritur sot ish të burgosur politik nga burgu i...

Ali Ahmeti ka mirëpritur sot ish të burgosur politik nga burgu i Pozharevcit

Lideri i BDI-së, Ahmeti Ahmeti ka mirëpritur sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ish të burgosurit politik të burgut të Pozharevcit, Bajrush Xhemailin, Halil Selimin, Milaim Jasharin, Mujë Shabanin, Nuhi Muhadrin, Pajazit Krasniqi, Sherif Krasniqin, Murat Musliun, Selim Lulajn, Ali Lajçin, Reshat Avdiun, Adem Grabocin, Ismail Sylën, Kadri Kryeziun, Januz Januzajn, Bajram Gashin, Ymer Hasanin, Bejadin Hasanin, Avdurrahman Limanin, Fehmi Berishën, Avdi Gjatën, Bahtir Ahmetin, Ramadan Bunjakun dhe Fatmir Sopin.

“Me mall dhe krenari evokuam kujtime nga çastet vendimtare të veprimtarisë mbarëkombëtare për ruajtjen e dinjitetit kombëtar, me ç’rast shpreha mirënjohjen time të thellë ndaj këmbënguljes së tyre të pathyeshme në rrugën e idealeve atdhetare përballë cenzurës, izolimit dhe torturave të regjimit jugosllav.

Me atdhedashurinë dhe guximin e tyre ata trasuan rrugën e lirisë, frymëzuan breza të tërë të vihen në shërbim të kauzës së drejtë kombëtare.

Vitet kanë kaluar, por shpirti i idealit kombëtar në zemrat e tyre nuk është zbehur asnjëherë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi edhe për të gjithë ata veprimtarë e të burgosur politik që nuk janë më në mesin tonë!”, ka shkruar Ahmeti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments