Për të 19 vit me radhë sonte Gostivari ndezi flakadanët e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” , që realizohet në nderim të veprimtarisë kombëtare të tre figurave emblematike të këtij organizimi Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla por edhe të të gjithë dëshmorëve të kombit.

I pranishëm në këtë event ishte edhe lideri i BDI, Ali Ahemti i cili pati fjalim rasti para të pranishmëve.
Fjalë rasti mbajtën disa nga mysafirët special, që me prezencën e vetë erdhën për ta nderuar këtë manifestim.

Manifestimi Flaka e Janarit mbahet me qëllimin që gjeneratë pas gjenerate të bartet amaneti i përkujtimit të dëshmorëve si një obligim moral, njerëzor dhe kombëtar, që jeta dhe vepra e tyre të mbesin gjallë në pafundësinë e kombit shqiptar.

Këtë vit flakadanët u ndezën nga valltarët e mirënjohur Dardanët e Shkupit. Programin artistik e begatuan këngëtarët e mirënjohur të qytetit tonë :Saranda Imeri Stafai , Fadbi Ilazi dhe Fisnik Ristemi me orkestrën e Qendrës për Kulturë ndërsa pjesë e programit ishte edhe një recital dedikuar dëshmorëve të kombit.

Manifetimi “Flaka e Janarit” vjen nën organizim të SHKA “Lulet e Malësisë”, ndërsa është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Komuna e Gostivarit, Komuna e Sarajit dhe Qendra për Kulturë.