Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj tentativave të Hristijan Mickovskit për të ndikuar në aktivitetet e shqiptarëve dhe për të shpërndarë informacione të pavërteta për komunitetin.
Ahmeti u shpreh se Mickovski po përdor agjentët e tij dhe persona të tjerë për të raportuar te komitete të jashtme, duke shpërndarë pretendime të rreme se Aleanca për Integrim Kombëtar ka vendosur zjarre në pyje dhe fabrika në Maqedoni.
“Ne nuk jemi burralec që të hedhim gurin e pastaj të fshehim dorën,” tha Ahmeti. “Ne nuk djegim pyje, nuk shkatërrojmë fabrika. Të gjithë ata që informojnë dhe përhapin lajme të rreme duhet të mbajnë përgjegjësi.”
Kreu i BDI-së kërkoi ndalimin e këtyre veprimeve dhe paralajmëroi se komuniteti shqiptar do të mbrojë të drejtat e tij dhe do të refuzojë çdo tentativë për manipulim ose shkatërrim të imazhit të tij.Shkruan Top24