Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot komentoi ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, përcjell TV21. I pyetur nëse do të mbështesin idenë që futjen e bullgarëve në Kushtetutë ta kushtëzojnë me heqjen e termit 20% në Kushtetutë për shqiptarët, Ahmeti tha se ky është problem i vogël dhe se në substancë nuk ndryshon asgjë.
“Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje që kërkon konsensus si politik ashtu edhe etnik dhe çështja e 20% që ju po e ngritin është problem më i vogël përballë problemeve të mëdha sepse 20% në substancë nuk ndryshon asgjë dhe e kam shpjeguar disa herë që 20% është futur vetëm për t’u ndihmuar kompromisi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.