-3.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët! Ikin si prej dreqit, hajde të bëjmë...

Ali Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët! Ikin si prej dreqit, hajde të bëjmë hetim mbi privatizimin,“kush dhe sa e ka plaçkitur Maqedoninë?”(video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi partiak ka bërë thirrje që të kapen vjedhësit në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij, nuk duhet të ketë drejtësi selektive dhe duhet të mësohet se kush dhe sa e ka vjedhur shtetin.“Hajdeni të bëjmë hetim mbi partitë politike, të fillohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Hajdeni të bëjmë hetim mbi prejardhjen e pasurisë të të gjithë funksionarëve. Hajde urdhëroni. Ikin si prej dreqit, hajde të bëjmë hetim mbi privatizimin. Si ndodhi privatizimi nga 92-shi deri në vitin 2000. Hajde të hapim këtë hetim. Nuk ua mban, sepse janë të korruptuar e të kriminalizuar. Janë pasuruar me djerësin e popullit”, tha Ahmeti, duke shtuar që nuk thotë se nuk ka keqbërës në BDI, sepse, ka qeverisur mbi 22 vjet, por bëri thirrje që të zihen.“Hajdeni t’i zëmë se kush janë ata, të hapet proces transparent, jo i njëanshëm, jo drejtësi selektive. I vdiq nëna, s’ka drejtësi selektive”, tha mes të tjerash Ahmeti

@tv21.tv

“Hajde t’i kapim hajdutët” – Ali Ahmeti thirrje që të hetohet se “kush dhe sa e ka plaçkitur Maqedoninë?”

♬ original sound – TV21 – TV21
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments