Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vendosur që ish funksionari i lartë dhe bashkëthemelues i BDI-së, Rafiz Aliti nga Radusha, të jetë koordinator i degës partiake në Saraj.
Siç raportohet, Aliti do të drejtojë organizimet partiake në këtë degë, ku vepron kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Ky i fundit njihet si një nga figurat kryesore të “Grupit të zjarrit”, të cilët kanë dalur kundër kreut të partisë duke kërkuar llogaridhënie dhe dorëheqje nga ministrat e kësaj partie.
Vendosja e Alitit në krye të degës së Sarajit, vjen pas caktimit të Bujar Osmanit në krye të degës së Çairit. Më këto vendim, Ahmeti po bën hap para drejt përballjes me dy figurat kryesore të “të pakënaqurve”.