Të shoqëruar nga e bija Besiana Mehmedi, të afërm, miq e dashamirë në mesin e të cilëve të pranishëm ishin edhe Ali Ahmeti e Fatmur Dehari, u kujtua me nderime në 6 vjetorin e largimit nga kjo jetë Qani Mehmedi-Buxha, ish publicistë i njohur, veprat e të cilit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë shqiptare dhe në jetën tonë shoqërore.
Në fjalimin e tyre të kujtimit për Buxhon që të gjithë shprehën vlersimin më të lartë për kontributin e pazëvendësueshëm të tij i cili me veprat që la pas Qani Mehmedi do të ngelet një udhërrëfyes për brezat që vijnë e një shkollë e çmuar e gazetarisë shqiptare.

