Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se ata që kanë qenë vasalë të Beogradit, nuk mund të rekrutojnë vasalë që të qeverisin shqiptarët. Ahmeti më tej shton se kthim pas nuk ka dhe le të përgatiten për një përballje shumë të fuqishme.
“Përgjigjen tjetër duhet t’ua japin shqiptarëve, pavarësisht se kujt taborri i takojnë, a janë parti në kuadër të Frontit apo të VLEN-it siç i quajnë përse ne të dalim në zgjedhje kur dikush vendos për fatin tonë se kush do ti përfaqësojë komunitetin shqiptarë dhe komunitetet më të vogla. A do të jenë padron ata apo kanë trashëguar ata të cilët kanë qenë vasal të dikurshëm të Beogradit dhe tash po rekrutojnë vasal të ri se si ti qeverisin komunitetin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Këto kohëra unë po ua kujtoj atyre, që nuk ka kthim pas, shqiptarët sot janë me tre universitete, le ta harrojnë se kthim pas nuk ka dhe le të përgatiten për një përballje shumë të fuqishme, sepse ne lidhemi jo pas funksionit, por ne jemi të lidhur fortë pas misionit. Dhe e tëra kjo që thash ishte një mision, akoma kemi punë për të bërë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.