-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Askush s’është tradhtuar nga shkrirja e Sekretariatit

Ali Ahmeti: Askush s’është tradhtuar nga shkrirja e Sekretariatit

Një javë pas reagimeve të krahut të luftës për shuarjen e Sekretariatit për implementimin  e MO-së, kreu i integristëve Ali Ahmeti theu heshtjen. Ministria e re sipas Ahmetit vjen pas analizave të partisë dhe se për këtë vendim se pse të ndjehet i tradhtuar krahu i luftës.

Këtu nuk ka as tradhti dhe as herezi që të ndiqet dikush për mendim kundër, dhe këtë e kemi dëshmuar me të qenit tonë gjatë 18 viteve me politik bërjen e këtij vendi. Tani unë nuk mund të merrem me çështje hipotetike, sigurisht se do të bisedohet në të ardhmen se kush do e drejtojë këtë ministri”- tha Ali Ahmeti, kryetar i  BDI.

Pas kërcënimeve të ish komandantëve për përçarje dhe shkëputje të mundshme nga partia, Ahmeti nuk sheh rrezik. Thotë se kjo është mendim ndryshe, i cili sipas tij i ka bërë gjithmonë mirë partisë.

Mendimi ndryshe asnjëherë nuk e ka dobësuar BDI, përkundrazi, mendimi ndryshe e ke forcuar BDI dhe nuk i mohohet askujt e drejta që të shfaqë një mendim ndryshe, por e tërë situata ka rrjedhë në rrugë të natyrshme duke u vendosur në organet më të larta të partisë duke hyrë edhe në program të BDI-së dhe e njëjta është arsyetuar, është përpunuar edhe me partitë tjera politike dhe është bërë si pjesë e tërësisë së përfaqësimit politik të shqiptarëve në RM”- pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI.

Ahmeti tha se për dallim nga Sekretariati, Ministria e re për të cilën nuk dihet se kush do ta udhëheqë, mund të propozojë ligje, gjë që avancon edhe më tepër MO-në.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments