1.1 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët: Sovrani jeni Ju, në përcaktimin tuaj

Aleanca për Shqiptarët: Sovrani jeni Ju, në përcaktimin tuaj

Aleanca për Shqiptarët mbajti mbledhje të Kryesisë Qendrore ku u diskutua situata politike në vend me fokus të veçantë, raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale 2019 në RVM.

ASH konstaton me shqetësim se raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale po zhvillohet pa ndonjë ofertë konkrete për qytetarët. Në fokus të fushatës të të dy kandidateve nuk është Shteti për të gjithë por Shteti dhe Pushteti i kujt , në të kaluarën dhe tashmen ka diskriminuar dhe ka ushtruar dhunë më shumë ndaj shqiptarëve .

Spotet publicitare nga të dyja kampuset e kandidatëve janë dësh(MEDIAL)më e mirë për pozicionin juridiko kushtetues dhe nivelin e respektimit të të drejtave elementare të njeriut, në rastin konkret të shqiptareve në RMV. Janë përgjigja më e mirë e shumë “pse-ve” të parashtruara në opinion nga figura me kredibilitet të dyshimtë që qëllim të vetëm kishin njollosjen e veprimeve të drejta politike të ASH-së dhe opozitës shqiptare dhe rreshtimit të tyre rreth kandidaturës së profesor Blerim Rekës dhe konceptit të tij për shtet për të gjithë dhe kundër monoetnizimit të shtetit. Këto spote janë dëshmi shtesë për faktorin ndërkombëtar, SHBA dhe BE, se cili është niveli i respektimit të të drejtave të njeriut, , se proceset e montuara politike akoma janë realitet dhe se shteti i së drejtës është akoma shumë larg kur bëhet fjalë për shqiptarët.

Apelojmë tek të dy kandidatët që të ndalojnë këtë fushate te xhelatit më të mirë apo më të keq dhe urgjentisht të largojnë nga transmetimi këto spote publicitare. Në vend të tyre të kërkojnë ndjesë publike ndaj shqiptarëve dhe garanci se nuk do të përsëriten më kurrë.

ASH ripërsërit qëndrimin e thënë gjatë fushatës elektorale se mbështetësit e saj nuk i llogarit pronë dhe plaçkë në funksion të interesave meskine të individëve të veçantë. Çdo vote ndaj nesh është forcim i partneritetit me ju për të baskëndërtuar, jetësuar dhe fuqizuar platformën politike të ASH-së në funksion të barazisë juridiko- kushtetuese dhe socio- ekonomike të shqiptarëve në RMV. Përkrahja jonë ishte ndaj Prof. Blerim Rekës. Vlerësojmë se ne fituam mbështetjen e shumicës absolute të shqiptarëve ne RMV. Shfrytëzojmë rastin t’ju falënderojmë për punën dhe mbështetjen që i dhatë profesor Rekës dhe konceptit të opozitës shqiptare. Armiku kryesor i konceptit dhe përgatitjes profesionale të profesor Rekës ishte paragjykimi.

Aleati kryesor i yni është e drejta dhe reforma dhe mbështetësit tanë si garanci në këtë rrugëtim të drejtë.

Ju të nderuar qytetar jeni sovrani dhe partneri ynë në ndërtimin e një jetë me me dinjitet prandaj ju bëjmë apel që të shprehni sovranitetin tuaj ditën e diel.

Bashkërisht zhbllokuan në vitin 2017 integrimin e vendit ne NATO dhe BE, duke mposhtur një regjim, bashkërisht i thamë PO, NATO dhe BE-së në Referendum edhe me ndryshimet kushtetuese. Të përbashkuar do të qëndrojmë në po te njëjtën rrugë edhe në të ardhmen, jo të nënshtruar por të barabartë dhe me dinjitet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments