10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët: Parkingu në Qendrën Klinike Universitare duhet të menaxhohet nga...

Aleanca për Shqiptarët: Parkingu në Qendrën Klinike Universitare duhet të menaxhohet nga institucioni, jo nga kompanitë private

Deklarata e Aleancës për Shqiptarët,si reagim ndaj vendimit për dorëzimin e parkingut në Qendrën Klinike Universitare tek një kompani private:
Në një sistem shtetëror social, shëndeti publik duhet të jetë shtylla kryesore e shërbimeve shëndetësore dhe një institucion jofitimprurës. Mirëpo, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për t’ia dorëzuar menaxhimin e parkingut të Qendrës Klinike Universitare një kompanie private anonime ngre dyshime për abuzime dhe parregullsi të mundshme.
Në të kaluarën, parkingu menaxhohej nga vetë Qendra Klinike Universitare, një praktikë kjo më e arsyeshme dhe e dobishme si për vetë institucionin, ashtu edhe për punonjësit dhe qytetarët që përdorin shërbimet shëndetësore për veten apo për të dashurit e tyre.Përparësitë e vetëmenaxhimit të parkingut në Qendrën Klinike Universitare:
Transparencë dhe menaxhim efikas – Qendra Klinike Universitare do të ketë kontroll të plotë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e parkingut, duke shmangur ndërmjetësuesit privatë dhe abuzimet e mundshme.
Prioriteti për personelin dhe pacientët – Menaxhimi i brendshëm do të sigurojë që personeli shëndetësor dhe pacientët të kenë akses të garantuar në hapësirën e parkimit.
Të ardhurat për spitalin – Fitimet nga parkingu mund të investohen drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Reduktimi i kaosit – Një sistem i mirëorganizuar nën drejtimin e Qendrës Klinike Universitare mund të reduktojë problemet e trafikut dhe bllokimet në oborrin e spitalit.
Parandalimi i abuzimeve – Përvoja ka treguar se kur parkingjet menaxhohen nga kompani private, shpesh ndodhin rritje çmimesh dhe keqmenaxhimi. Duke e mbajtur parkingun nën kontrollin e Qendrës Klinike Universitare, mund të sigurohet një politikë çmimi e arsyeshme në interes të qytetarëve.
Për këto arsye, Aleanca për Shqiptarët kërkon që menaxhimi i parkingut të mbetet në duart e Qendrës Klinike Universitare, si një mënyrë më e drejtë dhe më efikase për mbrojtjen e interesit publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments