3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët mbështet protestën para ambasadës serbe në Shkup me datë...

Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën para ambasadës serbe në Shkup me datë 29.12.2022.

Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e thirrur për më 29.12.2022 nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, dhe u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkëngjiten radhëve të protestuesve.

Aleanca për Shqiptarët dënon veprimet destabilizuese e luftënxitëse të bandave të kontrolluara nga Beogradi në veri të Kosovës. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit.

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në ora 12:30 dhe protesta do të vazhdojë drejt ambasadës së Serbisë. U bëjmë thirrje protestuesve të marshojnë në mënyrë paqësore duke mos rënë pre e provokimeve të mundshme”, thuhet nder te tjera ne Kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments