Qeveria e ka ditur se tranzicioni i gjelbër do të sjellë deri te mungesa dhe me këtë edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe sërish nuk kanë zbatuar strategji për të parandaluar këtë.
Kështu kanë vlerësuar nga Aleanca për Shqiptarët sot, në reagimin para publikut për rritjen e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.
Thonë se viti 2022 duhej të fillonte mbarë, por xhepit të qytetarit iu shtua edhe një shpenzim më shumë.
“Edhe pse vitin 2022 të gjithë e filluam me dëshirën për të qenë një vit i mbarë, për fat të keq filloi mbrapshtë. Nga 1 janari, xhepit të ngarkuar të qytetarit, me gjithë shpenzimet dhe rritjet të cilat në mënyrë të vazhdueshme i ka pasur për të gjitha produktet gjatë vitit që e lamë pas, tani si ngarkesë u shtua edhe rritja e re e çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup ndërkaq në nivel republikan edhe rritja e re e çmimit të energjisë elektrike prej 9.48% si dhe largimi i tarifës së lirë gjatë orarit të ditës e cila nuk do të largohej, rritja do të duhej të jetë 14.23%. Kjo nënkupton se koston prej 100 mijë eurove në ditë të tarifës së lirë tash e tutje bashkë me rritjen e re të energjisë elektrike do të duhet ta paguajë qytetari”, tha Ilire Dauti, deputete e ASh-së.