Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti: Çfarë ndodhi me kazinotë dhe bastoret në Maqedoninë e Veriut – u mbyllën apo, përkundrazi, u shtuan edhe më shumë?
Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm sa e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit, këtë herë me ligj dhe Maliq. E Maliqi, në këtë rast, është vetë Izet Mexhiti – kumbara i kumarit. Ndryshimet e fundit hoqën edhe argumentin e vetëm që përdornin Mexhiti dhe klika VLEN. Me këto ndryshime, përsëri mundësohet organizimi i lojërave të fatit online nga subjekte private – saktësisht siç ka qenë edhe më herët.
Kur ishte në opozitë, Mexhiti premtonte se do të mbyllte të gjitha kazinotë dhe bastoret që po shkatërrojnë mijëra familje shqiptare. Sot, nga posti qeveritar, realiteti është krejt ndryshe: në vend të shuarjes së këtij fenomeni, çdo ditë po hapen pika të reja.
Heshtja dhe justifikimet nuk mund ta fshehin të vërtetën. Mexhiti u paraqit si shpëtimtar nga bixhozi, por sot është kthyer në simbol të dështimit dhe hipokrizisë politike
Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje qeverisë të zbatojë menjëherë masa për kufizimin dhe kontrollin e lojërave të fatit, në vend që të bëhet palë me mafien e bixhozit. Qytetarët meritojnë qeveri që kujdeset për familjet, jo pushtetarë që premtojnë një gjë dhe bëjnë të kundërtën.