Gjatë vizitës në New York, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Osmani në rrjetin sociale Facebook, ka publikuar një fotografi me çiftin Biden, ku ka shkruar “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”.
Ndryshe, presidentja Osmani ka udhëtuar për New York për takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme.