Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu e ka qujatur vendim skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtën presidetit të vendit Hashim Thaçi rreth mandatarit të ri për formimin e qeverisë së re.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit, duke aluduar se për atë dhe Vetëvendosjen nuk do të pranohet ky vendim.
“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!”, ka shkruar ajo.
