3.9 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti uron Talat Xhaferin: Dëshirojmë një Maqedoni sa më larg Moskës

Albin Kurti uron Talat Xhaferin: Dëshirojmë një Maqedoni sa më larg Moskës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit të kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se orientimi euroatlantik e partneriteti me Perëndimin është ajo që dëshirohet.

Kurti ka shkruar në Facebook të dielën se Maqedonia e Veriut duhet të jetë “sa më larg Moskës e fijeve të saj”, e për promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe luftës ndaj diskriminimit, “do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar”.

“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments