15 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti tregon se janë asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe është...

Albin Kurti tregon se janë asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe është riasfaltuar një

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se janë asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe është riasfaltuar një.

Kurti, në Facebook tha se pas 50 vjetëve pa rrugë, familjet që jetojnë atje mund ta gëzojnë këtë “nevojë bazike”.

“Është shtruar rruga “Bajrush Kelmendi”, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Krasniqi” në fshatin Shushicë të Graçanicës. Rruga “Bajrush Kelmendi” është e gjatë 1 km. Pas 50 viteve pa rrugë, familjet që jetojnë aty mund ta gëzojnë tash këtë nevojë bazike. Kurse rruga kryesore ‘’Hasan Prishtina’’ çon deri te Kisha Ortodokse”, tha Kurti.

“Në Kishnicë e kemi riasfaltuar rrugën kryesore ‘’Ibrahim Rugova’’, ku kemi rregulluar edhe trotuarin si dhe kemi krijuar parkingje të reja”, ka vazhduar ai.

Ai ka thënë se këtë vit Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë edhe investime shtesë në këtë Komunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments