-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti takohet me ministrin e investimeve të Arabisë Saudit , flasin...

Albin Kurti takohet me ministrin e investimeve të Arabisë Saudit , flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al Falih.

Të shtunën Al Falih bëri një vizitë njëditore zyrtare në Kosovë.

Në takim përveç Kurtit ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe ministri Al Falih janë shprehur të kënaqur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Ata kanë folur për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments