Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Ioëas. Ai pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn.
Ky fakt siç duket i ka gëzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Thuajse shumica prej tyre e kanë e uruar Kurtin gjegjësisht Kosovën për këtë sukses. Duke filluar nga shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila shkruan”Lajmi i bukur për këtë diele”, teksa shton se “Vlerat dhe parimet e lirisë, demokracisë dhe kontributit për drejtësi e paqe, janë vlera univerzale dhe kur ato ndahen në mes shteteve që rrugëtimin e kanë pakontestueshëm të lidhur njëra me tjetrën, e bën lidhjen më të fuqishme dhe të ardhmen e përbashkët më të ndritshme.

Me shprehjen “Së bashku më të fortë” veçse në gjuhën angleze ajo e ka përmbyllur shkrimin.