Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se brenda mandatit të ardhshëm do të ndahen mbi 1 miliard euro për ushtrinë dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.Kurti tha se gjatë mandatit të ardhshëm do të funksionalizohet Fabrika e Municioneve dhe do të zhvillohet industria ushtarake e vendit.Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere”, tha Kurti.
Ai shtoi se do të krijohet gjithashtu Njësia ushtarake e përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri në detyrë nënvizoi synimin për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit ndërkombëtar, si bilateral, ashtu edhe multilateral, me shtetet anëtare të NATO-s. Ai shtoi se brenda mandatit të ri pritet të ketë 1.000 gra e vajza ushtarake.
Kurti foli edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar se synimi është që deri në vitin 2030 Kosova të përmbyllë me sukses të gjithë kapitujt e procesit të integrimit drejt anëtarësimit në BE.