10.4 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Policët dyshohet që janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, si...

Albin Kurti: Policët dyshohet që janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, si hakmarrje për arrestimin e kriminelit, Millun Milenkoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Kurti ka shkruar se policët dyshohet që janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, e që siç tha ai “kjo është qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune”. Sipas tij, hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Milenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments