0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti nga Kroacia tregon se kur do t'i tërheqë forcat speciale!

Albin Kurti nga Kroacia tregon se kur do t’i tërheqë forcat speciale!

Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva”, i cili po mbahet në Dubrovnik.

Ai theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe e krahasojnë me botën ruse…këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviçin apo Putinin”, tha Kurti sipas N1.

SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kurtit këtë javë që të largojë kryetarët nga ndërtesat komunale dhe njësitë speciale të policisë që ndihmuan në vendosjen e tyre në komunat veriore.

Kurti tha se Kosovës “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje” ndërsa shtoi se mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” ndalojnë trazirat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments