4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës!

Albin Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës!

– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama se veriu i kosovës është bërë tokë neutrale. Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës. Ai theksoi se integriteti territorial i një vendi të pavarur është i pacenueshëm. Ndërkohë që shtoi edhe pjesën se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe jo KFOR.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri. Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, Veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments