4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti / Hashim Thaçi doli në ilegalitet me veprimet e djeshme,shkeli...

Albin Kurti / Hashim Thaçi doli në ilegalitet me veprimet e djeshme,shkeli Kushtetutën ( video)

Drejtperdrejt: Kryeministri Kurti ne konference per media

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurtit:Pas thirrjes për moszbatim të vendimeve të qeverisë, kjo e sotmja është përpjekja më e egër e Presidentit për të shthurur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyllë në një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe nga kompetencat që ia përcakton kushtetuta Presidenti sot doli në ilegalitet. Andaj formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese pa dyshim.Është e qartë që këtë mundësi Presidentit ilegalist, ia dhanë krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e të dhënë ndaj qytetarëve dhe ndaj nesh.Me këso veprimesh e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën që ua shkurtoi vullneti i votuesve me 6 tetor.Kështu, në mes të pandemisë u organizuan dhe komplotuan kundër sigurisë së shëndetit publik e kundër qeverisë legjitime duke e orkestruar mocionin e mosbesimit në Kuvend.Presidenti Thaçi vazhdon të thirret në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO 103/14, por veprimet e tij, të cilat qartazi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës të cilëve ai ju referohet dhe Aktgjykimin të cilin e përmend, tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes të njëjtat. Ose, mbase edhe s’i kanë kuptuar, ku i dihet. Presidenti sot ka zhvilluar takime konsultative me përfaqësuesit e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend me qëllim të vlerësimit të interesit të partive politike për zgjedhje të reja apo formim të Qeverisë së re. Por, nuk është në kompetencën e Presidentit të Republikës së Kosovës vlerësimi i interesave të partive politike, por mbrojtja e interesit shtetëror. Çfarë rendi kushtetues paskeshim ne që me i mbledh partitë dhe me i pyt’ se si dëshirojnë të procedojnë? Kjo çka ka ndodhur sot është e paparë më herët dhe rrezikon seriozisht rendin tonë kushtetues e bazën mbi të cilën kemi formuar rendin parlamentar. Pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, përmes të cilit është shkarkuar Qeveria e Republikës së Kosovës, Presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar të imponojë vullnetin e tij në jetën politike. Presidentit të Republikës së Kosovës, si organ kushtetues, një mocion mosbesimi i jep të drejtën që të përmbushë vetëm një veprim të përcaktuar nga kushtetutëdhënësi. Pra, shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Se kjo është procedura e vetme të cilën e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vënë asnjëherë në dyshim as në praktikën e deritanishme kushtetuese. Se nuk ka pasur asnjëherë takime konsultative me partinë politike që ka fituar shumicën në Kuvend është fakt notor. Se presidenca shpërfill rastet e vitit 2010 dhe 2017 kur është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet në po të njëjtën ditë kur mocioni i mosbesimit është votuar në Kuvend, po ashtu është fakt i mirë njohur.Në fakt, se zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit është theksuar edhe nga vet Presidenti në vitin 2010, kur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të datës 02.11.2010 kur kane kërkuar votat pro mocionit të mosbesimit ai ka theksuar se “Sot besoj se do të votoni drejt duke i vënë fund krizës institucionale e politike e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre. Duke e bërë një veprim të tillë, i cili është plotësisht në përputhje me kushtetutën tonë, ju i hapni rrugë krijimit të institucioneve të reja më të fuqishme të shtetit tonë me një legjitimitet të ri. Është krejtësisht e pakuptueshme për mua se mbi çfarë po ndërtohet ky standard i dyfishtë i cili jo që nuk po ndihmon në menaxhimin e krizës aktuale, por përkundrazi, po e thellon vendin në një krize tjetër të panevojshme. Krizë pasigurie dhe frustrimi. Situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk kemi kërkuar të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë. Ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që Presidenti dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese, pas atij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Edhe pse dy herë kam kërkuar përgjigje me shkrim në lidhje me këtë, akoma s’kam marrë asnjë përgjigje dhe e kam të vështirë të kuptoj logjikën me të cilën ky President po navigon. Nuk ka asgjë kushtetuese e legjitime në këso veprimesh e deklarimesh të presidentit. Nuk i ka ato kompetenca për të përcaktuar ai vet a refuzuam a jo, apo si duhet të duket qeveria e vendit tonë. Duke u mundur të na rrëzojë ne është duke e rrëzuar veten, edhe atë pakthyeshëm.Sot njëzëri, një klub i stërvjetëruar politikisht kumtoi se nuk janë për zgjedhje. Duke thënë kështu të vërtetën e tyre të madhe: frikën nga përballja me vullnetin qytetar.Unë sonte dëshiroj të ritheksoj se prioriteti im i parë si kryeministër, si dhe prioriteti i parë i gjithë Qeverisë të cilën e udhëheq, është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, çdo çështje tjetër partiake apo politike nuk ka asnjë rëndësi, duke përfshirë në veçanti ndërhyrjet e vazhdueshme, të cilat po e pengojnë punën e Qeverisë në mes të një gjendjeje emergjente të shëndetit publik.

Geplaatst door Lëvizja VETËVENDOSJE! op Woensdag 22 april 2020

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurtit:

Pas thirrjes për moszbatim të vendimeve të qeverisë, kjo e sotmja është përpjekja më e egër e Presidentit për të shthurur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyllë në një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe nga kompetencat që ia përcakton kushtetuta Presidenti sot doli në ilegalitet. Andaj formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese pa dyshim.

Është e qartë që këtë mundësi Presidentit ilegalist, ia dhanë krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e të dhënë ndaj qytetarëve dhe ndaj nesh.

Me këso veprimesh e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën që ua shkurtoi vullneti i votuesve me 6 tetor.

Kështu, në mes të pandemisë u organizuan dhe komplotuan kundër sigurisë së shëndetit publik e kundër qeverisë legjitime duke e orkestruar mocionin e mosbesimit në Kuvend.

Presidenti Thaçi vazhdon të thirret në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO 103/14, por veprimet e tij, të cilat qartazi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës të cilëve ai ju referohet dhe Aktgjykimin të cilin e përmend, tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes të njëjtat. Ose, mbase edhe s’i kanë kuptuar, ku i dihet.

Presidenti sot ka zhvilluar takime konsultative me përfaqësuesit e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend me qëllim të vlerësimit të interesit të partive politike për zgjedhje të reja apo formim të Qeverisë së re. Por, nuk është në kompetencën e Presidentit të Republikës së Kosovës vlerësimi i interesave të partive politike, por mbrojtja e interesit shtetëror. Çfarë rendi kushtetues paskeshim ne që me i mbledh partitë dhe me i pyt’ se si dëshirojnë të procedojnë? Kjo çka ka ndodhur sot është e paparë më herët dhe rrezikon seriozisht rendin tonë kushtetues e bazën mbi të cilën kemi formuar rendin parlamentar.

Pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, përmes të cilit është shkarkuar Qeveria e Republikës së Kosovës, Presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar të imponojë vullnetin e tij në jetën politike. Presidentit të Republikës së Kosovës, si organ kushtetues, një mocion mosbesimi i jep të drejtën që të përmbushë vetëm një veprim të përcaktuar nga kushtetutëdhënësi. Pra, shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Se kjo është procedura e vetme të cilën e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vënë asnjëherë në dyshim as në praktikën e deritanishme kushtetuese. Se nuk ka pasur asnjëherë takime konsultative me partinë politike që ka fituar shumicën në Kuvend është fakt notor. Se presidenca shpërfill rastet e vitit 2010 dhe 2017 kur është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet në po të njëjtën ditë kur mocioni i mosbesimit është votuar në Kuvend, po ashtu është fakt i mirë njohur.

Në fakt, se zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit është theksuar edhe nga vet Presidenti në vitin 2010, kur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të datës 02.11.2010 kur kane kërkuar votat pro mocionit të mosbesimit ai ka theksuar se “Sot besoj se do të votoni drejt duke i vënë fund krizës institucionale e politike e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre. Duke e bërë një veprim të tillë, i cili është plotësisht në përputhje me kushtetutën tonë, ju i hapni rrugë krijimit të institucioneve të reja më të fuqishme të shtetit tonë me një legjitimitet të ri.

Është krejtësisht e pakuptueshme për mua se mbi çfarë po ndërtohet ky standard i dyfishtë i cili jo që nuk po ndihmon në menaxhimin e krizës aktuale, por përkundrazi, po e thellon vendin në një krize tjetër të panevojshme. Krizë pasigurie dhe frustrimi.

Situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk kemi kërkuar të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë. Ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që Presidenti dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese, pas atij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Edhe pse dy herë kam kërkuar përgjigje me shkrim në lidhje me këtë, akoma s’kam marrë asnjë përgjigje dhe e kam të vështirë të kuptoj logjikën me të cilën ky President po navigon.

Nuk ka asgjë kushtetuese e legjitime në këso veprimesh e deklarimesh të presidentit. Nuk i ka ato kompetenca për të përcaktuar ai vet a refuzuam a jo, apo si duhet të duket qeveria e vendit tonë. Duke u mundur të na rrëzojë ne është duke e rrëzuar veten, edhe atë pakthyeshëm.

Sot njëzëri, një klub i stërvjetëruar politikisht kumtoi se nuk janë për zgjedhje. Duke thënë kështu të vërtetën e tyre të madhe: frikën nga përballja me vullnetin qytetar.

Unë sonte dëshiroj të ritheksoj se prioriteti im i parë si kryeministër, si dhe prioriteti i parë i gjithë Qeverisë të cilën e udhëheq, është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, çdo çështje tjetër partiake apo politike nuk ka asnjë rëndësi, duke përfshirë në veçanti ndërhyrjet e vazhdueshme, të cilat po e pengojnë punën e Qeverisë në mes të një gjendjeje emergjente të shëndetit publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments