3.5 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit në Tiranë...

Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit në Tiranë më 16 Tetor 2023 .

Konfirmimi për pjesëmarrjen e Kurtit në Samit vjen në një kohë marrëdhënia e tij me kreun qeverisë, Edi Rama është e tensionuar.

Rama shkoi më 06 korrik në Prishtinë si përgatitje për takimin e Procesit të Berlinit, por ai nuk u prit nga homologu Albin Kurti.

Gjatë vizitës atje ai takoi Presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, por jo kryeministrin e Kosovës.

Pavarësisht kërkesës së Edi Ramës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta presë në një takim të veçantë.

Ai u shpreh se nuk e shikonte të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive e cila ishte organizuar në Gjakovë në datën 14 qershor, por që u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Edi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments