www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Institucion zëvendës kryetar komune,në vazhdimësi (edhe kur është prezent kryetari) nuk njeh Ligji për vetqeverisje lokale përveç në raste të caktuara mungese ose pengese


Neni 52
Ushtrimi i funksionit të kryetarit të komunës
- 1.Kryetari i sapozgjedhur e merr detyrën nga kryetari paraprak brenda shtatë ditëve nga dita e zgjedhjes.
- 2.Kryetari i komunës e ushtron funksionin e tij në mënyrë profesionale.
- 3.Gjatë ushtrimit të funksionit, kryetari i komunës nuk guxon të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër profesionale.
- 4.Kryetari i komunës nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të arrestohet për mendimin e shprehur në këshill.
- 5.Kryetari i komunës përcakton se cili nga anëtarët e këshillit do ta zëvendësojë në rast pengese ose mungese, në përputhje me procedurën e përcaktuar me statutin.
- 6) Anëtari i këshillit që ushtron funksionet e kryetarit të komunës gjatë periudhës kur e zëvendëson atë,i pushon funksioni i këshilltarit
- (7) Kryetari i këshillit nuk ka të drejtë të zëvendësojë kryetarin e komunës.
- (8) Paga dhe kompensimet e kryetarit të komunës, si dhe kompensimi për anëtarin e këshillit që e zëvendëson kryetarin, përcaktohen me ligj…www.telegrami.mk
- ==========================================================
lajmi aktiv që qarkullon
https://alsat.mk/albi-qamili-zgjidhet-zevendes-kryetar-i-komunes-se-tetoves
Bartësi i listës për këshilltar nga Koalicioni VLEN Albi Qamili, i cili ishte edhe ndër kandidatët për këshilltar më të votuar në Tetovë, do të jetë zëvendësi i kryetarit Bilall Kasami. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të partnerëve të koalicionit, ku njëzërit është vendosur që, Qamili të jetë zëvendësi i Bilall Kasamit. Zëvendës kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili, do të jetë me ingerenca të plotë si zëvendës i Bilall Kasamit, kryetarit aktual të komunës.
