7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaSportAlbanien, willkommen in Deutschland,golat kundër Polonisë

Albanien, willkommen in Deutschland,golat kundër Polonisë

Shqipëria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ‘Air Albania Stadium’, ndaj kombëtares së Polonisë, me rezultat 2-0 duke ardhur në pozitën e parë në grup

Shqipëria ka marrë një fitore të madhe 2-0 në “Air Albania” ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin e të kualifikueseve të Euro 2024. Ekipi i drejtuar nga Fernando Santos provoi i pari me Zielinskin, por goditja e tij në minutën e shtatë u ndal nga Strakosha.

Në mesin e pjesës së parë, polakët festuan pasi Kiwior realizoi gol, pas zhvillimit të një goditje standarte, me topin që me fat mbeti në këmbët e mbrojtësit 23-vjeçar. Gjithsesi, pas një kontrolli nga VAR, goli u anulua për Offside. Në minutën e 38-të, Jasir Asani do koordinohej në mënyrë perfekte për të realizuar një gol të rrallë nga distanca. Një gol që shumë nga yjet e futbollit botëror do e kishin zili, një gol që mund të vlejë shumë në rrugët e gjatë drejt kualifikimit.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho godet me zëvendësimet në pjesën e dytë, teksa aktivizon Dakun në minutën e 60-të dhe sulmuesi nuk pret shumë, duke dyfishuar menjëherë shifrat, ndërsa shpërtheu në lot gëzimi vetëm pas pak sekondash. Gjithçka erdhi pasi kontrolloi si duhet një top në afërsi të zonës, e në të tilla raste nuk mund të faltte.

Lewandowski e pati të pamundur të bënte diçka në këtë takim, sulmuesi rrallë herë shfaqej në fushë, tentativa të dëshpëruara të ndalura nga muri mbrojtës. Nëse skuadra jonë triumfoi  në fushë, të njëjtën gjë bënë edhe tifozët në tribuna, të cilët fituan ndeshjen e tyre në tribuna.

Me këtë fitore, Shqipëria kryeson grupin E me 10 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia dhe Moldavia, që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të 3-të. Polonia komplikon shumë rrugën drejt europianit, pasi renditet e katërta me 6 pikë.

Pjesa e mbetur nuk dhuroi më gola dhe ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, një fitore kjo që e afron Shqipërinë me Euro 2024 që zhvillohet në verën e ardhshme në Gjermani. Sfida tjetër është në muajin tetor ku presim Çekinë në Air Albania, ku sigurisht do të duhet edhe një tjetër sforco për ëndrrën e madhe.

Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë.

Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e Tv Klan dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren.

“Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar.

Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti. Unë dua ta falenderoj Sylvinho. Unë e falenderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kësshtu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma. Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani.

“Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani për mikrofonin e Tv Klan.

Shqipëria mposhti 2 me 0 Poloninë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Situata në Grupin E:

Shqipëri-Poloni 2-0

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments