22.8 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeAlarmohen serbët, ushtarët kroatë patrullojnë kufirin e Kosovës

Alarmohen serbët, ushtarët kroatë patrullojnë kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR-it në kufi me Shqipërinë.

Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë kroate, patrullon Vrbnicën, një fshat në kufirin me Shqipërinë.

“Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore brenda misionit KFOR të udhëhequr nga NATO planifikuan dhe kryen patrullime në Vrbnica në pjesën jugore të zonës së përgjegjësisë”, shkroi misioni KFOR në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.Sipas KFOR, patrullime të tilla kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet.

“Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa bashkëveprimi i rregullt me popullsinë lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe përforcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratë.

Mediat afër Beogradit theksojnë se një stërvitje e tillë është pjesë e planit të nënshkruar në fillim të këtij viti, midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments