3.5 C
Tetovo
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAlarmet e rreme për bomba në Tetovë, mësimi ndërpritet vazhdimisht! Nxënësit protestojnë...

Alarmet e rreme për bomba në Tetovë, mësimi ndërpritet vazhdimisht! Nxënësit protestojnë para Policisë

Për të tetën herë brenda pak muajsh, gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” sot ka pranuar një mesazh për bombë. Alarmet e vazhdueshme kanë bërë që nxënësit të protestojnë para Stacionit Policor të Tetovës. Ata thonë se situata është bërë e padurueshme, pasi po humbin mësimin dhe janë të lodhur nga evakuimet e shpeshta.“Si rrjedhojë e pakënaqësisë sonë me dukurinë e bombave të shpeshta, e cila ka ndodhur tetë herë në shkollën tonë dhe paraqet një indikator serioz të cenimit të mbarëvajtjes së mësimit, respektivisht të mosmbajtjes së mësimit, dëmi më i madh u shkaktohet nxënësve. Kjo për ne është e papranueshme dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjatë të procesit mësimor dhe për të parandaluar përsëritjen e këtyre dukurive.”

 “Kemi ardhur sot për të protestuar kundër policisë lidhur me alarmet për bomba. Çdo ditë po na lodhin me hyrje-dalje dhe nuk po mund të zhvillohet mësimi.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments