4.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shkurt, 2026
BallinaLajmeAlarmi për bombë në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, policia konstaton se...

Alarmi për bombë në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, policia konstaton se ishte i rremë

Menjëherë pas mbërritjes së denoncimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti i shkollës.

​Një alarm për bombë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë.Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas marrjes së mesazhit kërcënues, janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe nxënësit bashkë me personelin janë larguar nga ndërtesa.

​Policia, siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ka mbërritur menjëherë në shkollë dhe pas kontrolleve të kryera, ka konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombë të vendosur.
​Ky është një nga një sërë kërcënimesh të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion arsimor gjatë periudhës së kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments