7.7 C
Tetovo
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAlarm në Tetovë: mbi 100 të mitur kanë thyer ligjin në vitin...

Alarm në Tetovë: mbi 100 të mitur kanë thyer ligjin në vitin 2023

Mbi njëqind fëmijë janë regjistruar në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë gjatë vitit të kaluar, si shkelës të Ligjit, apo delikuent. Pjesa më e madhe e tyre, pra gjithsej 70, janë të regjistruar si përdorues të dhunës ose dhunës ndaj moshatarëve të tyre, njofton drejtoresha e Qendrës për punë Sociale në Tetovë, Magdalena Veselinoska. Veselinoska për herë të parë bëri publik numrat e fëmijëve delikuent e që në fakt rezultojnë shqetësues.

Qendra për Punë Sociale – Tetovë
30 fëmijë – kryerës të veprës penale dhunë
40 fëmijë – kryerës të veprës penale dhunë ndaj moshatarëve në shkollat fillore, që janë lajmëruar nga SPB Tetovë
15 fëmijë nuk ndjekin rregullisht procesin edukativo arsimor
8 fëmijë – kryerës të veprës penale vjedhje
3 fëmijë – kryerës të veprës penale vjedhje e rëndë
5 fëmijë – përdorues të lëndëve narkotike
3 fëmijë – kryerës të veprës penale lëndime trupore

30 fëmijë – dhunë
40 fëmijë – dhunë ndaj moshatarëve
15 fëmijë – s’ndjekin mësimin
8 fëmijë – vjedhje
3 fëmijë – vjedhje e rëndë
5 fëmijë – lëndë narkotike
3 fëmijë – lëndime trupore

Psikologët rekomandojnë bashkëpunim më të madh prind fëmijë dhe bisedim me fëmijët për sfidat e adoleshencës.

“Më tepër duhet të fillojë nga baza, pra familja, ku duhet sa më shumë të promovohen vlerat e respektit tolerancës paqes, sepse çdo person agresiv i ka këto. Edukimi i sjelljes pro sociale zhvillimi i empatisë tek të rinjtë pra sërish them fillimi baza është familja pastaj edhe shkolla. Familja duhet të jetë një shembull i etikës, tolerancës, dhe duhet patjetër të bëhen trajnime edhe me prindërit sepse prindi është kryesori që duhet ta ndjekë fëmijën e vet dhe pastaj vjen kujdestari i klasës, sa më tepër të ketë kontakte mes prindërve mësimdhënësve dhe pedagogut të shkollës”, tha Nora Kasa – Vejseli, Psikologe.

Nga Këshilli për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në kuadër të Komunës së Tetovës, në planin e tyre për këtë vit, kanë vendosur që theksin ta vënë më tepër tek bullizimi, dhe rreziqet nga lojërat në TikTok.

“Është karakteristikë e delikuencës së fëmijëve që t’i shohim më shpesh në vjedhje grabitja dhe forma të ndryshme të dhunës si rrahje apo pjesëmarrje në rrahje, por që fatkeqësisht ekziston një numër i caktuar i të miturve që kanë të bëjnë me këto vepra penale si narkomania dhe mundësimi i përdorimit të narkotikëve dhe shitja e të njëjtave. Sfidat e fundit që ishin të përhapura në gjithë botën prekën edhe fëmijët e komunës sonë, andaj kemi vendosur edhe fokusin në programin tonë të këtij viti që të punojmë në këto tema për vetëdijesimin e të rinjve për efektet e ndryshme që sjellin proklamimet e këtyre sfidave në rrjetet sociale, andaj nga muaji i ardhshëm planifikojmë veprim edhe me nxënësit e fillores edhe të mesmet, por gjithnjë në bashkëpunim me profesionistët e lëmisë dhe me prindërit”, tha Blerta Ahmeti, Kryetare e Këshillit për Parandalimin e Delikuencës së të rinjëve.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës thonë se po punojnë vazhdimisht me shkollat dhe mbahen shpesh leksione mbi parandalimin, ndërsa paralajmërojnë shtim të kontrolleve nëpër autobusë.

“Kohëve të fundit kemi shtuar kontrollet nëpër automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve që i dërgojnë e kthejnë nëpër shkolla. Nxënësit e dyshuar kontrollohen që të shihet se çka mbajnë nëpër çantat e tyre, se në mos në vend të librave mbajnë gjëra që janë të ndaluara siç janë armët apo mjetet e mprehta që në të ardhmen të mos vjen deri tek pasojat më të rënda gjatë konflikteve. SPB do vazhdojë po ashtu edhe më tej me ligjëratat dhe projektet e ndryshme parandaluese me nxënësit me qëllim rritjen e vetëdijes tek të miturit që të largohen nga këto shprehi devijonte”, u shpreh Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Psikologët por edhe institucionet gjegjëse rekomandojnë funksionim më të mirë të trekëndëshit shkollë prind nxënës. Disa thonë se një numër shqetësues i prindërve, nuk shfaqin aspak interesim për fëmijët e tyre në shkolla. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments