17 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaAlarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të...

Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re të rrezikshme, teksa mediat izraelite raportojnë se Izraeli vlerëson se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë përfshirjes direkte në një sulm ushtarak kundër Iranit.Sipas raportimit të Ynet, një nga portalet kryesore në Izrael, vlerësimi i autoriteteve izraelite është se ndërhyrja amerikane është vetëm çështje kohe. Kjo bindje vjen mes një përshkallëzimi të dukshëm të përgatitjeve ushtarake në rajon dhe koordinimit në rritje midis ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane.

Burime të afërta me qeverinë izraelite thonë se sulmi i mundshëm ndaj Iranit – veçanërisht ndaj infrastrukturës së saj bërthamore – është praktikisht i pamundur pa përfshirjen amerikane, për shkak të nevojës për armë shumë të sofistikuara që vetëm SHBA disponon, si bombat “bunker buster” për objektivat nëntokësorë si objekti i Fordo-s në Iran.Më herët, vetë ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka deklaruar publikisht se “nëse Irani sulmon Izraelin, ne presim që aleatët tanë, përfshirë SHBA-në, të qëndrojnë përkrah nesh dhe të veprojnë”.

Ndërkohë, Washingtoni zyrtar nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë vendim për përfshirje ushtarake, por retorika e fundit nga presidenti amerikan dhe përfaqësues të Pentagonit është bërë gjithnjë e më e ashpër ndaj regjimit iranian.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments