29.4 C
Tetovo
E shtunë, 16 Gusht, 2025
BallinaLajmeAlarm i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

Një alarm për bombë, i cili rezultoi i rremë, e ndërpreu për disa orë funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments