1.8 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAkuzat për 87 vrasje nga UÇK/ Thaçi: S’besoj se ka ndodhur, Serbia...

Akuzat për 87 vrasje nga UÇK/ Thaçi: S’besoj se ka ndodhur, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka ekzekutuar 12 mijë shqiptarë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” mbi publikimin e një dosjeje të cilësuar si e  Prokurorisë Speciale, sipas të cilës drejtuesit e UÇK akuzohen për të paktën 87 vrasje gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Thaçi tha se dyshonte në vërtetësinë e kësaj dosjeje dhe në origjinalitetin e dokumentave të publikuara, ndërsa foli edhe për intervistimin e tij në Gjykatën e Hagës.

“ Nga një anë nuk dihet vërtetësia dhe origjinaliteti i këtyre dokumentave. Nga ana tjetër duhet kohe dhe që autoritetet kompetente ta thonë fjalën e tyre dhe jo mediumet apo njerëzit jo kompetentë. Derisa të vërtetohet nëse janë origjinale dhe rrjedhje të gjykatës duhet të jemi shumë të kujdeshëm në mënyrë që të mos biem në grackë të ndonjë lajthitjeje për të dëmtuar imazhin e Kosovës. Unë kam qenë 4 ditë në intervistim në Hagë, asnjë nga këto gjëra nuk u ballafaqua në pyetjet që m’u bënë”, u shpreh Thaçi. Më tej, i pyetur lidhur me përmbajtjen e intervistës së tij në Hagë, Thaçi tha: “Janë gjëra të përcaktuara në kornizën e veprimit të dhomave të specializuara. Por mund të them për tërë aktivitetin tim jetësor, politik, patriotik, të luftës”.

Biseda:

Fevziu: Prej ku fillonte ky pyetësor?

Thaçi: Prej ditës që kam lindur deri kur ka përfunduar lufta.

Fevziu: A jeni pyetur për shtëpinë e verdhë?

Thaçi: Për 4 ditë sa kam qëndruar, asnjë pyetje për shtëpinë e verdhë.

Fevziu: A jeni pyetur për ndonjë vrasje ku ju keni keni marr pjesë?

Thaçi: Asnjë pyetje për asnjë vrasje.

Fevziu: Referencat e dokumenteve kryesore janë libra, shkrime gazetash dhe kujtime të anëtarëve të UÇK-së. Jeni pyetur për këto?

Thaçi: Pothuajse, intervistimi ka qenë i bazuar në intervista publike, në libra të UÇK-së dhe gjithashtu mbi Facebook apo google research etj.

Fevziu: A mendoni se UÇK ka vrarë 87 persona, 59 nga të cilët në paraburgim. A ka patur paraburgim UÇK?

Thaçi: Unë nuk e di dhe nuk e besoj që ka patur, ndërsa mund të them që gjithë bota e di se Serbia ka kryer genocid në Kosovë ka kryer mbi 12 mije vrasje të shqiptarëve dhe ka dhunuar mvi 20 mijë gra shqiptare, lufta e UÇK ka qenë e drejtë e pastër.

g.kosovari

linku https://javanews.al/akuzat-per-87-vrasje-nga-uck-thaci-sbesoj-se-ka-ndodhur-serbia-ka-kryer-gjenocid-ne-kosove-ka-ekzekutuar-12-mije-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments