15 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeAkuzat e VMRO-së, LSDM: Automjeti nuk është në emër të Filipçes

Akuzat e VMRO-së, LSDM: Automjeti nuk është në emër të Filipçes

Në Maqedoninë e Veriut skandalet nuk kanë të ndalur, ndërsa vazhdojnë gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së për kryetarin e LSDM-së, Venko Filipe për pretendimet se ka pasur në pronësi një automjet të markës ‘’Audi’’. Ky është qëndrimi i LSDM-së, e cila akuzat e VMRO-së i cilëson si “gënjeshtër e pastër”. Partia LSDM sqaron se automjeti i përmendur nuk ka qenë kurrë në pronësi të Filipçes, as tani, dhe as në të kaluarën.

‘’Nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE përpiqet me trillime të lira dhe të tejdukshme të krijojë dyshime të rreme për një gjoja korrupsion, pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm më urrejtje politike. Sepse skandalet e verteta janë në oborrin e VMRO-DPMNE-së. Këto përpjekje të dëshpruara për ta njollosur Venko Filipen tregojnë se sa shumë i frikësohen atij’’.

LSDM thekson se e gjithë pasuria e Filipes është e deklaruar në mënyrë të rregullt dhe transparente në formularët e deklarimit të pasurisë. Ata thonë se kjo është realitet.

Njëkohësisht ata shprehin se VMRO-DPMNE duhet të ndalë gënjeshtrat dhe të përgjigjet ndaj pyetjeve të vërteta se kur do të japin dorëheqje Toshkovski, Janev dhe Mickoski për tragjedinë në Koçan?.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments