6.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAkusherja i preu një pjesë të gishtit foshnjës, Klinika e Gjinekologjisë në...

Akusherja i preu një pjesë të gishtit foshnjës, Klinika e Gjinekologjisë në Shkup: Punonjësja është suspenduar nga puna

Nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup e konfirmojnë për TV21 se në repartin e të porsalindurve ka pasur një incident, ku një akushere aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të një foshnje.

“Pediatri kujdestar ka vepruar në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është mjekuar plaga. Akusherja është pezulluar, doli para Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit të kujdesit shëndetësor, si dhe ndërrimit vendit të punës”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments