Me datë 23/24.04.2025, në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën e SPB Tetovë, ku në bashkëpunim me inspektorët e Inspeksionit Shtetëror të Tregut, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit të Punës, kanë kryer aksion kontrollues në objekte të basteve sportive, kazinove dhe objekte tjera. Gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje në juridiksionin e institucioneve të tjera në dy pika bastesh sportive, të cilat kanë marrë masa në përputhje me ligjin. Ndërkohë, në një kazino në rrugën e ,,Ilindenit” janë gjetur dhe u arrestuar për qëndrim të padeklaruar në vend personat K.L. (24), V.H. (20) dhe I.H. (24), të tre nga Republika e Shqipërisë dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.
Aksion në Tetovë: Kontrolle në pika bastesh dhe arrestime në kazino për qëndrim të paligjshëm
