Policia e Tetovës ka realizuar aksion të madh policor gjatë mbrëmjes që lamë pas, transmeton TV21.
Gjatë këtij aksioni, është arrestuar Sh.Sh.(41) nga fshati Poroj i Tetovës, i cili dyshohet për vrasjen që ka ndodhur para 11 vjetësh, më 12 tetor 2013 e ku mbet i vdekur M.A.(32).
M.A. ishte gjetur pa shenja jete në veturën e tij, në autostradën Tetovë – Gostivar.
Nga SPB Tetovë ende nuk kanë dalë me informacione të detajuara në lidhje me operacionin policor.