Në Prilep është në zhvillim një aksion i madh i Policisë Financiare. Sipas informacioneve jozyrtare, janë arrestuar 27 persona të lidhur me dyshimet për krim në punën e spitalit të qytetit.
Mes të arrestuarve ka ish-drejtorë dhe zyrtarë të lartë, të cilët pritet të dalin para prokurorit publik.
Hetimi përfshin disa persona, përfshirë ish-drejtoreshën dhe drejtues të tjerë, ndërsa dyshohet për keqpërdorime me tenderë publikë në vlerë prej rreth 800.000 eurosh, raporton TV21.
Sipas të dhënave paraprake, hetimi është fokusuar në abuzime gjatë procedurave të prokurimeve dhe parregullsi financiare në funksionimin e spitalit. Nën hetim janë mbi 30 persona.
Nga ana e autoriteteve janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ndërsa një person është hospitalizuar për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Aksioni është ende në zhvillim dhe priten më shumë informacione lidhur me përfshirjen e të dyshuarve dhe veprat e mundshme penale.