8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAksidenti i autobusit në Bullgari, Mileva u kërkon kolegëve nga Maqedonia që...

Aksidenti i autobusit në Bullgari, Mileva u kërkon kolegëve nga Maqedonia që të marrin në pyetje të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave

Zëdhënësja e  kryeprokurores së Bullgarisë, Sijka Mileva, deklaroi se është ndërprerë procedura para hetimore për aksidentin e autobusit maqedonas në të cilin u dogjën 46 persona. Mileva  për BNT ka thënë se arsyeja për këtë është për shkak se prokurorët bullgarë kanë kërkuar nga kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut për më shumë hetime. Mileva tha se hetimet e deritanishme kanë vërtetuar fakte të reja lidhur me atë që ka ndodhur gjatë natës tragjike.

Natën e 23 nëntorit të vitit 2021 autobusi u dogj plotësisht, por jo nga katër tubat e benzinës që transportonte shoferi. Ata nuk janë shkaku i saj sepse kanë mbetur të paprekura. Bankina mbylli derën para së cilës u mblodhën udhëtarët dhe u përpoqën me dëshpërim të dilnin nga autobusi që digjej.

Mileva tha se për të ishte një tragjedi e madhe, e cila do të mbetet në kujtesën e saj. Ky është një rast i paprecedentë dhe i vetëm në histori.

Hetimi i vendit të aksidentit ka zgjatur më shumë se 24 orë, duke filluar në errësirën, herët në mëngjesin e ditës së ngjarjes dhe përfundoi natën. Në këtë rast kanë punuar gjashtë hetues dhe tre prokurorë, ndërsa për 10 ditë ka përfunduar grumbullimi i provave, komentoi Mileva dhe tha se është precedent që Prokuroria t’i kthejë trupat e të vdekurve me aeroplan.

Të gjitha sendet e gjetura u kthyen, dhe secili rast u vulos veçmas. Janë kryer 45 autopsi. Prej të gjithëve është marrë material biologjik, nga i cili është nxjerrë profili i ADN-së. Me kërkesë për ndihmë juridike deri te organet gjyqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë identifikuar edhe trashëgimtarët e viktimave, nga të cilët është marrë edhe ADN-ja”, shtoi Mileva.

Për shtatë ditë është bërë një analizë e duhur ndërmjet profileve të ADN-së së të vdekurve dhe profileve të ADN-së së të afërmve të tyre dhe kështu janë identifikuar viktimat.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes së pasagjerëve është kryer ekspertizë komplekse zjarrfikëse-teknike, si dhe ekspertizë mjeko-ligjore. Është konstatuar se shumica e pasagjerëve të vdekur kanë vdekur nga mbytja nga zjarri dhe goditja termike. Në atë rast, ka pasur dy ngjarje – një aksident dhe një zjarr.

Si pasojë e aksidentit ka rënë zjarri. Nga konstatimi i ekspertizës për ngjarjen është konstatuar se shoferi e ka drejtuar automjetin me shpejtësi joproporcionale dhe të madhe, për çka ka humbur kontrollin e autobusit. Mileva tha se për versionin e aktit terrorist kanë punuar edhe kolegët e saj. Ka pasur edhe ekspertizë kimike dhe ajo ka konstatuar kategorikisht se në autobusin nga Maqedonia e Veriut nuk ka pasur shenja të mjeteve shpërthyese. Autoritetet nga Maqedonia e Veriut, tha edhe Sijka Mileva, kanë bashkëpunuar plotësisht në hetimin e këtij rasti tragjik.

“Me ta kemi marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe kolegjiale. Falënderoj gjithashtu autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zjarrfikësit, të cilët bashkëpunuan plotësisht me hetimin. Për përfundimin e shpejtë të rastit, kryeprokurorja ka shpërblyer hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore që kanë punuar në këtë rast”, tha Mileva.

Zëdhënësja e kryeprokurores  së Bullgarisë tha se procedura parahetimore aktualisht është ndërprerë për shkak se është përgatitur kërkesa e dytë për ndihmë juridike për hetuesit nga Maqedonia e Veriut. Sipas saj, të mbijetuarit e aksidentit dhe të afërmit e të vdekurve duhet të thirren për t’u marrë në pyetje.

“Të gjithë duhet të jenë të njohur me të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas procesit penal bullgar dhe nëse duan t’u dorëzohen materialet nga hetimi, si dhe të informohen për rrjedhën e procedurës penale”, tha ajo.

Për këtë procedurë penale në Bullgari janë marrë në pyetje rreth 30 dëshmitarë, pasagjerët e mbijetuar, si dhe dëshmitarë okularë. Tani, sipas Milevas, është radha e prokurorisë së Maqedonisë së Veriut. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments