AKI shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë ndaj veprimit skandaloz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila mbrëmë kufizoi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë, theksohet në kumtesën e AKI-së për media.
Një veprim i tillë, thonë nga AKI, nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.
”Kufizimi i festimeve vetëm deri tek ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e Gurit”, pra praktikisht deri te “Mavrovasja”, është një ndarje e hapur etnike e kryeqytetit dhe një poshtërim për shqiptarët e Shkupit.Ky akt e zhvesh Shkupin nga imazhi i multietnicitetit dhe e kthen në qytet të kontrolluar me vijë ndarjeje për flamurin kuqezi”, thotë nga AKi
Sipas AKI-së ko sjellje e institucioneve është tregues i qartë i mungesës së respektit ndaj shqiptarëve dhe i politikave të nënshtrimit që po ndiqen nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeverinë e Mickoskit.
Përfaqësuesit shqiptarë që heshtin përballë këtij vendimi duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të vet.Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në kryeqytetin e tyre. Gëzimi kombëtar nuk ndalet me pengesa policore.Një shtet që respekton vetveten, nuk i vendos kufij gëzimit të qytetarëve të tij.Në fund, përballë heshtjes së VLEN-it, Koalicioni AKI shpreh ironikisht ngushëllimet e veta për “dhimbjen” që duket se kanë përjetuar pas humbjes së Serbisë – më shumë se vetë Serbia”, thonë nga AKI.